E ardhmja e trajnerit, Mourinho kërkon garanci për të qëndruar te Roma

E ardhmja e trajnerit, Mourinho kërkon garanci për të qëndruar te Roma

E ardhmja e trajnerit Jose Mourinho te skuadra e Romës, është ende e paqartë. Këtë e konfirmoi edhe vetë portugezi, pas finales së Europa League, kur u mposhtën nga Sevilla.

Ka gjasa të mëdha, që Mourinho të vazhdojë në drejtimin e Romës, por që ta bëjë këtë, trajneri kërkon garanci.

Sipas mediave italiane, 60-vjeçari ka dy kërkesa për klubin, që të vazhdojë në stolin e verdhekuqve. E para është se ai kërkon garanci dhe të investohet në merkato, në mënyrë që të krijoihet një ekip konkurrues dhe të luftojë për trofe.

Gjithashtu, ai është ankuar se po lufton i vetëm kundër të gjithëve dhe ka kërkuar që të ketë në krah një drejtues të fortë, në mënyrë që të mund të mbrojë skuadrën në media.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy