
Luftës së Manchester United për të përfituar shërbimet e Pau Torres i është bashkuar edhe Tottenhami . Spanjolli arriti një sukses historik me Villarealin i cili për të parën herë në histori fitoi Uefa Europa Leaguen duke mundur ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nga pika e 11- metërshave . 24 vjeçari ishte titullar në Europian me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe më pas në Lojërat Olimpike kompeticion në të cilin u mundën nga Brazili .
Sipas Marcas ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë ofruar 50 milionë euro për kapitenin e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ duke i treguar Manchester United se nuk do ta kenë të lehtë që të marrin shërbimet e Pau Torres .
Megjithatë gjatë një deklarate të dhënë së fundmi , spanjolli e ka hedhur menjëherë poshtë interesin e kryeqytetasve duke deklaruar se kërkon të bëhet pjesë e një klubi të madh, fakt që thekson se ‘’ The Whites ‘’ nuk përfshihen në këtë rang .
Pavarësisht tentativës së Tottenham Hotspurit , projekti i ekipit nga Castellon i lideruar nga i famshmi Unay Emery vijon të ecë me hapa galopantë dhe ish-i i Malagës beson se Villareali mund ta zgjerojë suksesin në sezonin vijues , të cilin do ta fillojë ndryshe nga herët e tjera për faktin e fitimit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia .



