
Si në çdo merkato tjetër, edhe në atë të verës drejtuesit e Barcelonës do ti kushtojnë vëmëndje afrimit të talentëve në ‘’ Camp Nou ‘’.
‘’ Los Cules ‘’ janë ndalur tek Stuttgarti në Gjermani. Në ekipet inferiore po impresionon Raul Paula, një mesfushor i cili mund ti vijë në ndihmë spanjollëve në të ardhmen.
Potenciali i padiskutueshëm dhe dëshira për të dhënë maksimumin gjatë sfidave, tashmë e kanë bërë pjesë të listës së gjatë të Barcelonës në lidhje me këtë periudhë.
Ish fituesit e Champions Leagues do të rivalizojnë me Liverpoolin dhe Bayern Munchenin për 20 vjeçarin, i cili nëse do të vijojë me këtë ritëm, mund të bëhet shumë shpejt pjesë e një ekipi elite.
Në sezonin aktual, Raul Paula ka kontribuar me 6 gola në ekipin e dytë të Stuttgartit, statistikë e shoqëruar me një rendiment për tu duartrokitur, i cili jo më kot pretendohet nga skuadra të shquara.



