
Së fundmi mbrojtësi i Boca Juniors Nicolas Valentini ka rezultuar një ndër më të pretenduarit jo vetëm në Argjentinë por edhe më tej.
Për 22 vjeçarin Milani ka shfaqur interes por sipas ‘ Calciomercatos ‘ edhe Salernitana shpreson për ta afruar në gjirin e saj.
Kuqezinjtë e konsiderojnë të domosdoshme përforcimin e prapavijës në këtë merkato janari , por s’mbetet me kaq sepse edhe Olympiacos po tenton për lojtarin nga Buenos Airesi.
Klauzola e prishjes së kontratës me ‘’ Los Xeneizes ‘’ arrin 12 milionë eurot dhe ky është një shans shumë i mirë për Nicolas Valentinin për të provuar veten në Europë, tek një ndër klubet më të suksesshëm, jo vetëm në Itali.
Si në çdo merkato tjetër, interesi i ekipeve të elitës për lojtarët e Amerikës së Jugut vijon të jetë një tendencë në rritje, të cilët në përgjithësi kanë patur sukses në futbollin më kompetitiv.



