Dy mesfushorët, Marco Verratti dhe Julian Draxler, do të largohen nga PSG-së, pasi janë jashtë planeve të trajnerit Enrique.
Futbollistët nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur skuadrat e reja. Si Verratti, ashtu edhe Draxler, do të vazhdojnë karrierën në Katar.
Italiani ka arritur marrëveshjen me Al Arabi, ndërsa gjermani do të transferohet tek Al Ahli. Nga largimi i dy futbollistëve, PSG do të arkëtojë 65 milionë euro.



