Gazetari i sportit, Alban Xhihani është shprehur se raste të tilla në kualifikuese për të kapur vendin e dytë, vijnë rrallë për Shqipërinë. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhihani foli gjithashtu edhe për incidentin e tifozëve, duke thënë se kjo ndodhi edhe për shkak të tifozëve polakë, të cilët kanë gjuajtur me stola mbi tifozët shqiptarë.
“Incuidenti? Kam përshtypje se e gjithë kjo erdhi nga tifozët polakë. Hodhën 3 stola të thyer mbi tifozët shqiptarë. Ndeshja u fry aq shumë, sa ne mendonim për festë. Ai gol 13 minuta nga fundi dhe festa në atë pjesë të tifozëve mendoj se ishte i tepruar. Po shishet si u futën aty, mua më kontrolluan dhe nuk lejonin. U gjuajt edhe me një telefon. Ka ndonjë listë me emra tifozësh, të cilave iu ndalohet hyrja në stadium?! Autogoli i mbrëmjes ishte shërbimi i kateringut.
Raste të tilla, që të kapësh vendin e dytë të vijnë rrallë. Shansi ishte atë dhe ne nuk e shfrytëzuam. Nuk bëmë dot atë ndeshjen që duhet të bënim. Në atë që pashë në lojë, nuk u bë asnjë lloj përpjekje për të fituar.”, u shpreh Xhihani.



