
Largimi i mundshëm i Marcos Llorentes nga Atletico Madridi , ka vënë në lëvizje disa ekipe të Arabisë Saudite dhe jo vetëm . Edhe Newcastle i është bashkuar garës për spanjollin , ekip që zhvilloi një sezon shumë të mirë, i përfunduar me kualifikimin në fazën e grupeve të Champions Leagues, pas 20 vitesh. 28 vjeçari pëlqehet shumë nga traineri Eddie Howe , i cili e do me çdo kusht në ‘’ St James Park ‘’, tek ekipi më i pasur në botë aktualisht. Tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ madrileni ka zhvilluar 150 sfida , gjatë të cilave ka arritur të shënojë 21 gola dhe ka kontribuar me 21 asiste.



