
Referuar fazës së dytë të sezonit e cila do të jetë vendimtare, drejtuesit e Romës po punojnë me shumë përkushtim për të gjetur një trainer të denjë.
Në fokusin e tyre tashmë është Carlo Ancelotti, një ndër më të mirët në këtë profesion pa asnjë diskutim.
Italiani do ti japë fund eksperiencës nën drejtimin e Real Madridit në fundin e sezonit aktual, skuadër e cila me shumë gjasa do të ketë si trainer Xabi Alonson.
Edhe pse kontrata me ‘’ Los Merengues ‘’ i përfundon në 2026-tën, zërat e kohëve të fundit flasin për një largim nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Ndërkohë, kryeqytetasit janë të gatshëm të ofrojnë një shifër bindëse për ta patur 65 vjeçarin shumë shpejt pjesë të tyren.
Ky lajm është rapotuar nga ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, por sigurisht një opsion tjetër është edhe Massimilliano Allegri, i cili la gjurmë me Juventusin në të shkuarën.
Gjatë karrierës ‘’ Carletto ‘’ ka drejtuar shumë ekipe me emër, si përshembull, Milan, Chelsea, Paris St Germain dhe tashmë Real Madridin, i cili numëron edhe një sërë titujsh të rëndësishëm.
‘’ Verdhekuqtë ‘’ natyrisht janë në një situatë jo komode në kampionatin italian pasi renditen të 10-tët pas 19 sfidave, 12 pikë larg Europës.



