Armando Broja, në listën e Bayern Munich

Armando Broja, në listën e Bayern Munich

Armando Broja ka dalë jashtë planeve te Chelsea dhe pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit.

Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier League, që duan ta afrojnë.

Megjithatë një lajm i bujshëm për lojtarin e Shqipërisë, vjen nga Anglia. Sipas asaj që raporton "The Mirror”, Broja është në listën e Bayern Munich.

Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Harry Kane dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit.

Megjithatë nuk pritet të jetë e lehtë për të arritur një marrëveshje, pasi Chelsea kërkon të paktën 40 milionë euro për shqiptarin, ndërsa Bayern vështirë të paguajë këtë shifër për një zëvendësues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy