Barcelona mendon për Joao Felix

Barcelona mendon për Joao Felix

 Dihet tashmë se objektivi kryesor i Joan Laportas në merkaton verore është rikthimi i Lionel Messit tek Barcelona por gjithsesi drejtuesit po punojnë intensivisht dhe kanë preferuar të kenë një tjetër alternativë në rast se argjentinasi do të qëndrojë tek Paris St Germain.

Joao Felix konsiderohet i duhuri për të shoqëruar Robert Lewandowskin, i cili është parë i vetmuar gjatë sezonit të lënë pas pavarësisht se ka spikatur .

Kuq e blutë arritën të triumfonin në Superkupën e Spanjës dhe në La Liga dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të kërkojnë ta zgjerojnë protagonizmin, për të cilët prioritet mbetet Champions League.

 Mirëpo huazimi i 23 vjeçarit tek Chelsea rezultoi një dështim total dhe për arritjen e marrëveshjes , drejtuesit e kampionëve të Primera Division duhet fillimisht të negociojnë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Kjo periudhë pritet ti japë zgjidhje të ardhmes së ishi-t të Benfikës, kualiteti i të cilit është i padiskutueshëm por siç ndodh rëndomtë ka patur një periudhë rënie dhe Barcelona ja ka hapur derën për ta rikuperuar sa më shpejt terrenin e humbur .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy