Michel, kandidat për stolin e Chelseat

Michel, kandidat për stolin e Chelseat

  Traineri i Gironas Michel në sezonin aktual ka rezultuar një ndër risitë, sidomos në La Liga.

Spanjolli për herë të parë në histori i ka kualifikuar katalanasit në Champions League dhe deri në javët e fundit ekipi i tij ka luftuar për të ndryshuar rrjedhën e këtij kampionati.

Pas kësaj arritje, për 48 vjeçarin ka shfaqur interes Chelsea, drejtuesit e të cilit po shqyrtojnë edhe të tjera alternativa si  Sebastian Hoeness i Stuttgartit, Kieran McKenna i Ipswich Townit, ekip i ngjitur në Premier League, Enzo Maresca i Leicester City-t dhe Thomas Frank i Brentfordit.

Ideja e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ është marrëveshja me një trainer i cili i jep prioritet lojës ofensive dhe formimit të një ekipi solid në prapavijë.

Kapaciteti i treguar në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës e shëndërron natyrisht në një kandidat potencial për të marrë drejtimin e anglezëve, një ekip i cili do të përfaqësohet në Conference League në sezonin vijues.

Statistikat e Michel me Gironan meritojnë duartrokitje, trainer i cili e dërgoi këtë skuadër deri në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe e renditi në vendin e tretë në kampionat, pas Real Madridit dhe Barcelonës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy