E trishtë /Futbollisti “Premier League”, dje fitonte miliona euro, sot…..

E trishtë /Futbollisti “Premier League”, dje fitonte miliona euro, sot…..

Historia e ish-mbrojtësit të Arsenal, Emmanuel Eboue, është nga më të çuditshmet dhe njëkohësisht “për të vënë duart në kokë” pasi dikur afrikani shijonte luksin dhe milionat që të ofronte “Premier League”, ndërsa sot struket nga përmbarimi dhe lan rrobat me dorë pasi nuk ka para të blejë një lavatriçe.

Duket sikur 34-vjeçari ka rënë pre e mashtrimit nga gruaja e tij e cila fitoi betejën e divorcit duke i marrë të gjithë pasurinë Eboue-s. Tani ai nuk ka as kontakt me dy vajzat, Clara, 14 vjeç dhe Maeva, 12 vjeç dhe djalin nëntë vjeçar Mathis.

Arsenal-Emmanuel-Eboue-Fifa-Ban-Depressed-Suicide-766527

“Çdo ditë i laj vetë rrobat e mia, xhinset, gjithçka. I kam duart e ashpra. Ndonjëherë i fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit ta mësojnë se jam brenda. Vendos gjithçka pas derës. Jam në shtëpi, por kam frikë. Kam frikë pasi nuk e di se kur mund të vijë policia. Kur kthehem pas në kokë, them: Emmanuel, ke qenë kaq naiv. Përse nuk i mendove këto gjëra?”

“Paratë që fitoja, i dërgoja tek gruaja ime për fëmijët. Në Turqi fitova 8 milionë euro. Në shtëpi dërgova 7 milionë, çfarëdo që më thoshte ajo të nënshkruaja, unë e nënshkruaja”.

“Kur shikoj Henryn në TV me vjen mirë për të, por me vjen turp për situatën ku jam unë’.

Eboue ka luajtur me Arsenalin për 7 vite, përpara se të luante për Gallatasarajin në Turqi.

Por për 34-vjeçarin ka reaguar edhe tekniku i Gallatasarait Fatih Terim, i cili i ka ofruar ndihmë Eboue-s. Sipas “CNN” turk Terim i ka kërkuar Gallatasaray-it ta ndihmonte për ta rehabilituar ish-futbollistin dhe klubi i është përgjigjur menjëherë pozitivisht duke i ofruar një rol trajneri te ekipi U-14.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy