Barcelona e fiksuar me Andrey Santos

Barcelona e fiksuar me Andrey Santos

 Si shumica e klubeve të elitës edhe Barcelona po analizon shumë talentë në Amerikën Jugore .

Përgjithësisht Brazili dhe Argjentina janë konsideruar destinacionet e preferuara dhe tashmë e ka gjetur objektivin tek Vasco De Gama .

Andrey Santos  konsiderohet një ndër mesfushorët më premtues në Brazil dhe për këtë arsye ka fituar disa pretendentë gjatë kohës, ndër të cilët përfshihet edhe Manchester City me  Juventusin.

Rivalët janë me të vërtetë të fortë, për një Barcelonë që akoma nuk është në kushtet optimale për sa i përket aspektit ekonomik por emri i madh i ‘’ Los Cules ‘’ shpeshherë i favorizon në tentativat gjatë merkatove.

 Kalimi në kontinentin e vjetër mund të rezultojë një mundësi shumë e mirë për të vijuar me zhvillimin në një ndër kampionatet më spektakolarë dhe një ekip që arriti të bëjë ligjin në të kaluarën në çdo aspekt.

Të jesh pjesë e kuq e bluve kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm për vetë konkurrencën që ekziston tek të besuarit e Xavi Hernandezit por interesi i spanjollëve evidenton cilësitë e mrekullueshme të Andrey Santos , operacion që mund të përfundojë pa shumë probleme për drejtuesit e gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm.

Kjo tendencë ka ardhur në rritje në vitet e fundit pasi Brazili renditet ndër të parët për prodhimin e talentëve dhe historia e ka treguar se në të kaluarën kanë lënë gjurmë në futbollin më kompetitiv në botë.

Deri në momentin që flasim Andrey Santos numëron 22 sfida dhe 5 gola dhe ndoshta shumë shpejt e ardhmja mund ti ndryshojë me transferimin në Katalunjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy