Fiorentina i vendos çmimin  Vlahovic

Fiorentina i vendos çmimin Vlahovic

 Përballë interesit të skuadrave të mëdha i cili s’ka të ndalur , duket se Fiorentina është ndërgjegjësuar dhe ka vendosur ti vërë  çmimin sulmuesit Dusan Vlahovic  .  Serbi e ka të qartë se e shikon të ardhmen larg ‘’ Artemio Franchit ‘’ sepse do të kishte benefite të mëdha si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik dhe ‘’ Vjollcëve ‘’ si mbetet alternativë tjetër veçse të përgatitet për largimin e yllit të sulmit .

Skuadra nga Firence kërkon të dalë shumë e fituar në këtë operacion që njëkohësisht mund të interpretohet si një ndër më të bujshmit në historinë e italianëve  të cilët sipas ‘’ The Sun ‘’ kërkojnë 70 milionë stërlina për golashënuesin që është e barazvlefshme me 90 milionë euro. 

Ekipet si Atletico Madridi , Juventusi apo Manchester City duhet së pari ta kalojnë këtë provë për të marrë shërbimet e 21 vjeçarit i cili tashmë është një emblemë tek Fiorentina . 

Nëse i bëjmë një përmbledhje ligave kryesore të Europës , statistikat tregojnë se Dusan Vlahovic është një ndër sulmuesit më produktivë  me 10 gola në 13 ndeshje  të cilat jo vetëm e kanë ndihmuar në aspektin personal por edhe në atë kolektiv sepse e kanë afruar Fiorentinën me Europën . 

Pavarësisht se është ende herët dhe s’dihet se si mund të shkojnë gjërat , skuadrat angleze ruajnë një avantazh të lehtë nè lidhje me pretendentët e Dusan Vlahovic për të cilin nëse gjërat do të shkojnë mbarë do ti mbushte në mënyrë të konsiderueshme arkat e Fiorentinës.

Potenciali i pretendentëve të lartpërmendur është tepër i madh dhe drejtuesit nga Firence me siguri janë duke fërkuar duart për sulmuesin ballkanas për të cilin lista pritet të zgjerohet në javët vijuese .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy