10 mijë vullnetarë anulojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Japoni

10 mijë vullnetarë anulojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Japoni

Për të ndihmuar për zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio ishin regjistruar rreth 110,000 të ashtuquajtur vullnetarë.

Por sipas televizionit japonez NHK, rreth 10,000 nga 80,000 vullnetarë të planifikuar në vendet ku do të zhvillohen garat e anuluan pjesëmarrjen e tyre. Komiteti organizues i Japonisë dyshon se arsyeja për këtë është frika dhe shqetësimi për ndonjë infektim të mundshëm me virusin korona dhe shtyrja për një vit e Lojërave Olimpike për shkak të pandemisë.

Autoritetet e Tokios e zgjatën së fundmi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronës deri rreth një muaj para datës së fillimit të lojërave. Sipas sondazheve pro zhvillimit të këtyre janë vetëm një pakicë në Japoni.

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Japoni nuk mendojnë se anulimi i pjesëmarrjes nga ana e vullnetarëve do të shkaktojë ndonjë problem. Për shkak se tifozët e huaj janë të përjashtuar nga Lojërat Olimpike, nevoja për ndihmës është reduktuar dukshëm.

Komiteti Olimpik Kombëtar i Japonisë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sigurojnë që lojërat do të jenë “të sigurta dhe të mbrojtura”.

Lojërat e XXXII Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë, prej 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy