U luajtën ditën e sotme 8 ndeshje, të vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë e Parë. Vëmendjen e tërheq menjëherë humbja 2-0 e Bylisit ndaj Shkumbinit, e cila është edhe e para për balllshiotët këtë sezon në kampionat.
Erzeni mori një fitore me shumë vlera, teksa mposhti minimalisht Burrelin, falë një goli në minutat e fundit të takimit. Korabi nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Lushnjës.
Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Tomorit dhe Butrintit, ndërsa Vora mposhti 3-0 Pogradecin.
Ndeshje spektakolare ishte ajo mes Maliqit dhe Besëlidhjes, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 2-3. Apolonia u rikthyer te fitorja, duke mposhtur 2-0 në shtëpi Turbinën.
REZULTATET:
Apolonia – Turbina 2-0
Shkumbini – Bylis 2-0
Maliqi – Besëlidhja 2-3
Tërbuni – Besa 1-0
Tomori – Butrinti 0-0
Lushnja – Korabi 0-0
Vora – Pogradeci 3-0
Erzeni – Burreli 1-0
RENDITJA:



