Gjoka: Tirana duhej të kishte më shumë guxim, Dudelange fitoi për shkak të disiplinës taktike

Gjoka: Tirana duhej të kishte më shumë guxim, Dudelange fitoi për shkak të disiplinës taktike

Trajneri Ernest Gjoka deklaroi se Tirana duhet të guxonte më shumë ndaj Dudelange.

Duke folur për eliminimin e bardhebluve, Gjoka tha se skuadra nga Luksemburgu, fitoi për shkak të disiplinës taktike.

Gjithashtu ai shtoi se te Tirana nuk ka një plan tjetër, kur ndryshohet filozofia e lojës.

Nuk mendoj se e morën ndeshjen lehtë, por duhet të kishin më shumë guxim. Sot nuk ka vlerë historia, por varet nga cilësia dhe investimi i skuadrave. Tirana duhej të tregohej më e guximshme që në ndeshjen e parë, kur ishte me një lojtar më shumë. Ndeshja e dytë, ishte një ndeshje që duhej zhvilluar ndryshe, për të bërë dy gola.

Ndeshja ishte ndërtuar me një agresivitet dhe forcë, për të bërë gjithçka. Nëse do ishte shënuar një gol në fillim, ndoshta do të ishte një tjetër histroi. Tirana ka një problem në ndryshimin e filozofisë së lojës. Nuk kanë një plan tjetër. Nuk funksionoi mesfusha, nuk mund të luhet gjithmonë me Seferin dhe Xhixha. Kundërshtari e fitoi ndeshjen, vetëm për shkak të disiplinës taktike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy