Rey Manaj, është pa skuadër nga muaji shkurt i këtij viti, kur u largua nga anglezët e Watford.
Megjithatë duket se pritjes po i vjen fundit për sulmuesin shqiptar. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Manaj do të vazhdojë karrierën në Turqi.
26-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin e Sivasspor, aty ku e pret një kontratë e vlefshme për tre sezone.
Në javët e fundit u fol për një rikthim të tij në futbollin italian, ku e kërkonin Sampdoria dhe Frosinone, por Manaj do të vazhdojë karrierën në Turqi.



