Pedro Rodriguez afër Evertonit

Pedro Rodriguez afër Evertonit

   Mbërritja e Jose Mourinhos në ‘’ Olimpico ‘’ ka filluar të peshojë tek disa komponentë të rëndësishëm të Romës .   Në skenë ka dalë emri i Pedro Rodriguez. Spanjolli nuk është shumë i bindur se do të ketë hapësirat e nevojshme tek kryeqytetasit  dhe gjatë kësaj jave ka marrë një ofertë shumë interesante .  Evertoni i Carlo Ancelottit ka shprehur dëshirën e transferimit të 33 vjeçarit në ‘’ Goodison Park ‘’ për t’iu bashkuar një figure shumë të rëndësishme të trainingut siç është italiani .

 Portalet italiane deklarojnë ofertën prej  10 milionë eurove për Pedro Rodriguez  pavarësisht se Everton  nuk ka ndërmarrë asnjë aksion konkret  e cila në fakt i lë të kënaqur ‘’ Verdhekuqtë ‘’  sepse  para dy sezonesh arritën transferimin e tij nga Chelsea për të njëjtën shifër .  Roma kërkon që të mos dalë e humbur nga ky  operacion sepse do ta ndihmojë në  merkato  për të cilën kërkesat e ‘’ The Special One ‘’ kanë rezultuar të shumta  sepse objektivi i portugezit është rikthimi i italianëve në vendin e merituar .

 Ka qenë vetë Carlo Ancelotti ai që është shprehur me superlativa për sulmuesin  e njohur dhe loja e tij është e denjë për futbollin anglez për arsye të  eksperiencës së kaluar  me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe   parashikohet se nuk do ta lërë në prapavijë të ashtuquajturin ‘’ Don Pedro ‘’ .

 Zhgënjimi gjatë këtij sezoni i ka bërë drejtuesit  e  Evertonit të hapin sytë në funksion të vijuesit pasi  trainerit 61 vjeçar do ti nevojiten goditje perfekte në merkato për të mos vuajtur  ndonjë kundrakohë  gjatë zhvillimit të tij .  Pedro Rodriguez ka luajtur 40 takime në të sapopërfunduarin  dhe ka shënuar 6 gola  por në vijim i mbetet fokusi tek merkatoja që do ti krijojë shansin për të zgjedhur rrugën e ardhshme .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy