
Hapi fals me Sampdorian ku Interi nuk shkoi më tepër se një barazim ka ndezur sinjalet e alarmit në kampin zikaltër . Në qënder të vëmëndjes është vënë portieri Samir Handanovic i cili konisderohet një ndër fajtorët kryesorë të disfatës së kampionëve në fuqi të Serise A . Slloveni është shumë larg atyre paraqitjeve të sezonit të kaluar në të cilin rezultoi një faktor determinant në arritjen e sukseseve nga Interi që siguroi trofeun e 19- të në histori.
Situata e pakëndshme që po kalojnë italianët i ka ndërgjegjësuar përpara se të jetë vonë dhe kanë spikatur zëvëndësuesin e mundshëm të 37 vjeçarit .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ është Andre Onana i Ajax Amsterdamit për të cilin Interi do të masë forcat me Arsenalin. Pavarësisht se sllovenit i skadon kontrata në fundin e sezonit , Interi kurrsesi nuk mund ta lejojë vijimin e kësaj situate për arsye se do të rrezikonte humbjen e pikëve në vijimi , sidomos në luftën për Serinë A .
Analiza e thellë nga drejtuesit përkatës i ka shërbyer për të dalë në konkluzionin e gjetjes se një tjetër ekipi për shtatlartin nga Ljubjana sepse në këtë mënyrë do ti jepnin një frymëmarrje arkave për arsye se rroga e Samir Handanovic konsiderohet tepër e lartë dhe me paraqitjet e bëra në këtë fillim sezoni nuk ka mundur ta justifikojë .



