
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas fitores ndaj Partizanit me rezultatin 2-1.
Tetova u shfaq i lumtur, ndërsa shtoi se ndeshja e sotme ishte si një “Final 4”. Ai theksoi se këtë përballje e kishte përgatitur për dy rezultate.
Ndeshja e sotme mendoj se ishte një ‘Final 4’. Vinim me 3 mungesa, por djemtë që i zëvendësuan në fushë ishin mirë gjatë gjithë 90 minutëshit. Kjo është sakrifica, për ato 8 ndeshje me rezultate jo të mira, për këtë ndeshje që e cilësoj si ‘Final 4’ dhe na duhet.
Po t’i shohim me statistika që nga fillimi e deri më sot jemi prodhues. Sot nuk e shfaqëm gjatë gjithë lojës, por është rezultati 2-0 që ta jep këtë, gjithçka është mirë me marrjen e 3 pikëve.
Kjo ishte një ‘mini-Final 4’ dhe e kisha përgatitur ndeshjen për dy rezultate. Mungesat ishin të shumta pasi ishin 3, por kjo ishte ajo ndeshja ku mungon 1 lojtar dhe është tjetri i gatshëm.



