Juventusi i propozon një shkëmbim Dortmundit

Juventusi i propozon një shkëmbim Dortmundit

 Prej shumë kohësh Juventusi ka shpallur kandidaturën për shërbimet e  sulmuesit Erling Haaland i cili s’ka të ndalur me shënimin e golave.

Norvegjezi është ëndërra në sirtar e ‘’ Zonjës se Vjetër ‘’ , operacion i cili konsiderohet  vështirë për tu realizuar për shkak të  konkurrencës së ashpër ndërmjet klubeve .  Megjithatë diçka që e ka bërë gjithmonë mirë  Juventusi është përfitimi i lojtarëve me kosto të konsiderueshme dhe në rastin konkret mendon të përfshijë  Ferderico Chiesan për transferimin e nordikut në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .  

Italiani është një lojtar shumë interesant dhe  sipas  ‘ Calciomercatos ‘ ish kampioni i Scudettos do të këmbngulë deri në momentin e fundit për të dalë fituar .  

 Momentalisht   vlera e kartonit të sulmuesit nga Leeds  arrin 120 milionë eurot, shifër e pamundur  të përballohet sidomos në këto kohë të vështira .

 Nga ana tjetër Federico Chiesa vijon të impresionojë me torinezët dhe gjithashtu vjen pas një performance të shkëlqyer në Europian , kompeticion  ku ‘’ Azurrët ‘’ u kurorëzuan kampionë duke mundur në finale Anglinë .

 Por ideja e juventinëve mund të bjerë ndesh me atë të gjermanëve sepse pretendojnë një shumë të majme për sulmuesin  dhe më pas  ta vënë në dispozicion të talentëve të rinj që mund të konvertohen në liderët e ‘’  Verdhezinjve ‘’ në të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy