Cherki ëndërron Real Madridin

Cherki ëndërron Real Madridin

Me vetëm Karim Benzeman në majën e sulmit, Real Madridit natyrisht i duhet të përforcojë këtë repart gjatë merkatos së verës.

‘’ Galaktikët ‘’ duket se e kanë gjetur shoqëruesin për francezin dhe flitet për Rayan Cherkin i cili aktivizohet në rradhët e Lyonit.

19 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes dhe spanjollët pretendojnë të përfitojnë nga marrëdhëniet e shkëlqyera me drejtuesit e Lyonit për ta transferuar mesfushorin në mitikun ‘’ Santiago Benabeu ‘’.

Talenti francez vijon të impresionojë me lojën e zhvilluar dhe si duket tashmë fati i ka trokitur në derë pavarësisht se Real Madridi do të ketë një sfidë të vështirë për të përfituar shërbimet e Rayan Cherkit pasi do të masë forcat me Liverpoolin , Juventusin dhe Paris St Germain pa anashkaluar hyrjen në garë të pretendentëve të tjerë me kalimin e kohës.

Megjithatë prej kohësh tashmë mesfushori i lindur në Lyon e ka bërë me dije se ëndërron që një ditë të veshë fanellën e ‘’ Los Blancos ‘’ dhe ky fakt mendohet se do t’ia lehtësojë rrugën gjigandëve të La Ligas dhe njëkohësisht të Europës për të firmosur me një ndër lojtarët më premtues të aktualitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy