Opsionet e Realit nëse largohet Zidane

Opsionet e Realit nëse largohet Zidane

Problematikat e Real Madridit në lidhje me sezonin aktual nuk po e lënë të qetë trainerin Zinedine Zidane e ardhmja e të cilit në "Santiago Bernabeu" konsiderohet skeptike.

Ashtu siç dihet botërisht direktiva e "Los Merengues" në çdo sezon pretendon që të jetë në majën e futbollit, por deri më tani gjithçka ka rezultuar e komplikuar për Realin.

Me 6 pikë larg kryesuesve të La Ligas dhe njëkohësisht kundërshtareve direktë Atleticos dhe me dy sfida çerekfinale për të luajtur në Champions League kundër Liverpoolit vazhdimi për të famshmin "Zizou" në krye të pankinës mbetet një dyshim konstant.

Një situatë e tillë i ka vënë në lëvizje drejtuesit kryeqytetas për të cilët kanë deklaruar dy emra për të ardhmen e pankinës.

Orët e fundit kanë qarkulluar zërat e Joachim Low dhe Raul Gonzales Blanco për të marrë në dorë fatet e "Galaktikëve" në të ardhmen.

Gjermani ka deklaruar se Europiani i kësaj verë me shumë gjasa do ti japë fund eksperiencës me kombëtaren "Trikolor" dhe mbetet një opsion tepër interesant për Real Madridin.

Kurrikulumi i tij përputhet me filozofinë e gjigantëve spanjollë sepse konsiderohet si një trainer shumë i suksesshëm, element që deri më tani ka munguar në kampin e tyre.

Së dyti, pozicionohet traineri aktual i Real Madridit, B Raul Gonzales Blanco. Ish-sulmuesi i njohur mbetet favoriti kryesor për t'u ulur në pankinën e 34 herë kampionëve të Spanjës dhe në rast se akordi me bosin Florentino Perez do të rezultojë një sukses përgjegjësia e ish-golashënuesit të mirënjohur do të ishte shumë e madhe sepse do të drejtonte një ndër skuadrat më të famshme të planetit.

Megjithatë, duhet theksuar se tek Real Madridi besohet se Zinedine Zidane do të qëndrojë ulur në pankinë të paktën deri në vitin 2022 dhe në rast se merret parasysh firmosja me perlat si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe që mbeten ëndërrat në sirtar të kësaj skuadre, gjithçka do të merrte një tjetër rrjedhë sepse do t’ia lehtësonte punën këtij traineri tu rikthyer në kohët e dominimit absolut si në Spanjë, ashtu edhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy