
Lille ka marrë një fitore të befasishme për çështjen e titullit kampion në Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Galtier ka fituar 0-1 kundër Paris SG, me golin e David në minutën e 20.
Me këtë fitore Lille ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 3 më shumë se Paris SG ndjekës.
Ndërkohë për t’u veçuar në këtë sfidë ishte edhe kartoni i kuq i marrë nga braziliani Neymar, i cili u rikthye të luante pas dy muajsh për shkak dëmtimi. Brazilianin e tradhtuan nervat në funditn e ndeshjes, teksa shtyu kundërshtarin, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.



