
Duke filluar nga ora 17:45, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e katërt në Abissnet Superiore.
Të kuqtë, vijnë pas 3 fitoreve radhazi dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive.
Në krahun tjetër, Erzeni ka treguar se mund t’i hapë probleme skuadrave të mëdha dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe sot.
Pak minuta para sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskovski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka
Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Alan, Mehmeti, Kahrimanovic, Ademi, Nonato, Kadriu



