
Giorgio Chiellini, pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme të Juventusit ndaj Hellas Verona. Kapiteni e kishte të pamundur të vazhdonte lojën dhe u largua nga fusha, pa u mbyllur ndeshja.
Mbrojtësi veteran pësoi një dëmtim në pulpë, i cili pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth 2 javë.
Futbollisti pritet të mungojë ndaj Sassuolo në Kupë dhe Atalantës në kampionat, ndërsa rrezikon edhe derbin ndaj Torinos. Megjithatë te Juventusi janë të bindur, se lojtari do të jetë gati për ndeshjen e Champions League, ndaj Villarreal.



