
Pas shkarkimi të Julian Ahmataj, Skëndërbeu ka zgjedhur trajnerin e saj të ri. Zgjedhja e ekipit korcar ka qenë një surprizë pasi ka caktuar një emër të njohur në botën e futbollit, Eugen Memelli.
Memelli është zyrtarisht trajneri i ri i korçarëve dhe prezantimi I tij është parashikuar të bëhet sot në ora 14:00.
Para tre ditësh pas humbjes me Kukësin, klubi korçar dhe Julian Ahmataj vendosën të ndërpresin bashkëpunimin e tyre me konsensus nga të dy palët.
Pas kësaj në Korçë nisën të kërkonin për një tjetër trajner dhe presidenti Ardian Takaj edhe këtë herë ka vendosur të emërojë një tjetër trajner të brezit të ri.
Ai ka qenë një sulmues si futbollist dhe ka luajtur me Tiranën. Skënderbeu po kalon periudhën më të keqe në këtë kampionat duke u renditur i fundit në klasifikim.



