Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV, pas humbjes 0-3 ndaj Skënderbeut.
Sipas tij, korçarët fituan me meritë, ndërsa shtoi se dy golat e pësuar në fillim, ndryshuan gjithçka.
Në fakt, kishim marrë përsipër ta fitonim ndeshjen dhe synimi ishin vetëm 3 pikët. Brenda 5-6 minutave, pësuam dy gola të shpejtë dhe gjithçka ndryshoi. Ndryshoi rrjedha e lojës. Situata erdhi, mund ta kthenim lojën me penallti. 2-1 në dhomat e zhveshjes, e ndryshon edhe mentalitetin dhe psikologjinë e lojtarët. Skënderbeu e meritoi fitoren.
Edhe kur kam qenë lojtarë e trajner, nuk kam pësuar ndonjëherë dy gola në 5 minuta. Ka lojtarë me eksperiencë, por presioni, ndoshta ndikoi që kundërshtari të na shënojë dy gola.
I patëm disa raste, që sulmuesit të shënonin dhe t’i kishim për ndeshjet e tjera. Kjo skuadër duhet të rritet psikologjikisht. Ndeshje ka shumë, po ashtu edhe lojtarët kanë kualitet.



