Modriç rinovon me Real Madridin

Modriç rinovon me Real Madridin

 Fundi i lumtur për mesfushorin Luka Modric ka ardhur shumë shpejt . Kroati do të vijojë të mbrojë ngjyrat e Real Madridit deri në 30 qershorin e 2023-shit për arsye se mendon se ka akoma për ti dhënë ‘’ Galaktikëve ‘’ .  Si duket 36 vjeçari do ta shtyjë varjen e këpucëve në gozhdë sepse beson se mund ta përfundojë  karrierën me suksese  dhe  fakti i të qënit pjesë e  një prej gjigandëve të futbollit botëror është tepër inspirues .  

Lajmi është raportuar nga prestigjozja  ‘ Marca ‘ dhe në një farë mënyre vendimi i Luka Modric është tepër llogjik sepse ‘’ Los Blancos ‘’ ia kanë dhënë të gjitha shanset për të pasuruar karrierën .

Vendimi për të braktisur Tottenhamin ka rezultuar i qëlluar në shenjë sepse që nga merkatoja e 2012-tës e deri më sot karriera e Luka Modric ka ardhur në ngjitje dhe kjo gjë është arritur falë investimeve të qëlluara të  Florentino Perezit për skuadrën e tij të zemrës .

Me një total prej 540 ndeshjesh, 29 golash dhe 55 asistesh , mesfushori i lindur në Zadar është shëndërruar në një emblemë tek Real Madridi dhe  gjithashtu  është përfshirë në listën e lojtarëve më të mirë të historisë së klubit , vlerësim tepër i veçantë për ishi-in e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’. 

Eksperienca e tij i  ka shërbyer  mesfushës së Real Madridit të cilës i është bashkangjitur kreativiteti dhe inteligjenca për të zgjidhur situata të vështira gjatë lojës dhe asistimi i repartit të avancuar i cili i ka bërë shumë mirë detyrat në të shumtat e rasteve . 

Pavarësisht se rendimenti sa vjen edhe zbehet , kontributi i dhënë në tërë këto vite s’mund të harrohej nga numri një i presidencës që e ka rikompensuar me qëndrimin më gjatë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , tepër i merituar për një lojtar të kalibrit të tillë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy