Mesfushori Qazim Laçi, foli ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Kombëtarja shqiptare, do të luajë me Izraelin.
Laçi deklaroi se mund t’i japë fuqi ekipit për të rikuperuar topa dhe që ekipi të jetë më agresiv. Gjithashtu ai shtoi se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore në këtë përballje.
Mund t’i jap fuqi ekipit për të rikuperuar shumë topa që ekipi të jetë më shumë agresiv. Ky futboll i pëlqen trajnerit. Duhet t’i bëjmë presing sa më sipër dhe besoj se do të shkojë mirë. Besoj se ndihem gati për të qenë titullar. Çdo lojtar do të mundohet të jetë gati për fanellën dhe prandaj trajneri i ka thërritur. Të gjithë po përgatitemi mire dhe do mundohemi të fitojmë.
Presioni është vetëm te 3 pikët por nuk besoj se ekipi e ndjen presionin. Jemi gati të ikim në Izrael për këtë ndeshje të rëndësishme. Të gjithë janë përgatitur 100% për të marrë 3 pikët dhe të kthehemi në Shqipëri ku do të luajmë me Islandën për të marrë vendin e parë në grup.
Mungesa të rëndësishme por trajneri është munduar të provojë disa skema në stërvitje. Do bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi në dispozicion. Çdo lojtarë që është këtu do të japë 100% për të fituar këtë ndeshje shumë të fortë.



