Tahiri: Lojtarët e Partizanit ndiqnin me sy kundërshtarin, nuk luhet me “autobus” para portës

Tahiri: Lojtarët e Partizanit ndiqnin me sy kundërshtarin, nuk luhet me “autobus” para portës

Ish-lojtari i Kombëtares, Ermal Tahiri, ka kritikuar lojën e Partizanit, në eliminimin me gjeorgjianët e Saburtalo. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se lojtarët e të kuqve ndiqnin kundërshtarin me sy, për t’i markuar dhe nuk bënë qarkullim topi.

Sipas tij, nuk mund të kualifikohet një skuadër, duke vendosur të gjithë lojtarët në mbrojtje. Tahiri shtoi gjithashtu se Partizani nuk kishte koncept fitoreje.

Si në ndeshjen e parë dhe në atë të dytën, të dy lojtarët e krahut, nuk e kaluan mesin e fushës. Një ekip që do të fitojë dhe të jetë në Europë, duhet me patjetër të sulmojë, nuk mund të luash gjithë kohën në mbrojtje. I dhanë shenjat që në ndeshjen e parë gjeorgjianët që dinë të luajnë futboll dhe të qarkullojnë topin. Lojtarët e Partizanit e ndiqnin kundërshtarin me sy dhe mundoheshin t’i markonin.

Nuk pashë qarkullim topi te Partizani. Luanin vetëm me topin e gjatë. Nuk qenë asnjëherë të rrezikshëm për të vendosur në vështirësi kundërshtarin. Kjo tregon se nuk kemi koncept për fitore. Më tej u kualifikua ekipi më i mirë dhe që e meritoi. Tasktikisht nuk mund të luash në mbrojtje, siç bëri Partizani, duke vendosur autobusin para porte. Mbrojtësit nuk e kaluan mesfushën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy