
Në sezonin e tretë tek Bayern Muncheni protagonizmi i Raphael Guerreiros është reduktuar me kalimin e sfidave.
Që prej marrjes së drejtimit nga Vincent Kompany portugezi ka mbetur paksa në prapavijë dhe natyrisht qëndrimi në ‘’ Allianz Arena ‘’ tashmë është vënë në dyshim.
Dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndikuar në mënyrë direkte në rendimentin e 31 vjeçarit dhe sipas ‘ Bild ‘, drejtuesit e ish rekordmenëve të Bundesligës nuk do të insistojnë në qëndrimin e tij në Mynih.
Mirëpo mungesa e minutave mund të ndikojë edhe në grumbullimin me Portugalinë dhe tashmë bavarezët po presin ofertat në adresë të Raphael Guerreiros.
Eshtë shumë e rëndësishme që sa më shpejt të jetë e mundur ishi i Lorient të gjejë një ekip gjatë merkatos së dimrit për të rikuperuar terrenin e humbur në pjesën më vendimtare të sezonit.
Mbetet për tu parë se si do të jetë ecuria e Raphael Guerreiros i cili numëron 1 gol në 7 sfida.



