Tirana, Teuta dhe Kukësi gjysmëfinalistet e Kupës së Shqipërisë! Bileta e fundit mes Skënderbeut dhe Bylisit

Tirana, Teuta dhe Kukësi gjysmëfinalistet e Kupës së Shqipërisë! Bileta e fundit mes Skënderbeut dhe Bylisit

Tirana, Teuta dhe Kukësi janë tre ekipet gjysmëfinalistë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë të cilët ishin thuajse të kualifikuar që në ndeshjen e parë, pasi fituan 4-1 në kryeqytet kundër Besëlidhjes sot ka marrë një barazim 1-1 në Lezhë. Të parët realizuan vendasit në pjesën e dytë, ndërsa në minutat e fundit Muçi barazoi për bardheblutë.

Në gjysmëfinale Tirana do të ndeshet me Teutën, pasi bardheblutë kanë fituar 1-0 ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve me Vllazninë. ‘Djemtë e detit’ ishin më të avantazhuar në këtë sfidë, pasi 90 minutat e para në Shkodër u mbyllën me shifrat 2-2, por gjithsesi edhe në Durrës nuk i kanë lënë shumë shpresë ekipit mik.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Kukësit dhe Apolonisë ka përfunduar me rezultatin 3-1. Verilindorët vinin pas fitores 1-2 në Fier dhe nuk e patën të vështirë të mbyllnin llogaritë dhe të kalonin në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Skënderbeu-Bylis.

Ndeshja e parë në Ballsh është mbyllur 1-0 dhe sot korçarëve iu duhet të përmbysin shifrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy