
Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi fitoren 2-0 të Tiranës, ndaj Egnatias.
Ai u shpreh se bardheblutë kanë lojtarë cilësorë, të cilët i përgjigjen ndryshimit të skemës.
Loja filloi me një Tiranë me dy zëvendësime nga ndeshja me Kukësin. Trajneri Shehi e mendoi ta zgjidhte mungesën e sulmuesit kryesor, me një vendosje, që do e ketë provuar shumë në stërvitje. Pashë një rreshtim pa një sulmues kryesor. Pashë një Tiranë të preukopuar, kur nuk kishte topin. E bëri presingun në mesfushë. Nga ky rreshtim kishte një hapësirë boshe, para mbrojtjes së Tiranës. Daljet e Xhixhës, bënë që Egnatia të luante më shumë në krahun e djathtë. Pas golit Egnatia reagoi menjëherë. Kishin një rast në qendër. Ishte Bekaj që e shpëtoi skuadrën nga barazimi.
Trajneri Shehi, ka treguar se lëviz. Ka lojtarë cilësorë, që kur ndryshon skemë, i përgjigjen. Shehi ndryshoi edhe skemën e fillimit. Në pjesën e parë kishte hapësirë boshe. Në pjesën e dytë ndryshoi, Xhixha doli në krye të sulmit. Ndryshe nga Tirana, trajneri Tetova nuk e ndryshoi skemën gjatë gjithë takimit. Pas 2-0, Egnatia nuk reagoi më. Shikoj një Tiranë të kompletuar dhe të dubluar në çdo pozicion.



