Starton Ultramaratona treditore/ Meta: Pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në “Rrugën e Arbrit”

Starton Ultramaratona treditore/ Meta: Pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në “Rrugën e Arbrit”

Presidenti Ilir Meta ka përuruar startimin e Ultramaratonës tre ditore “Arterie e Arbrit” ku ka përshëndetur këtë veprimtari të rëndësishme atletike, kësaj veprimtarie të rëndësishme atletike, që do të vazhdojë për tre ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në Rrugën e Arbrit.

Në ceremoninë e startit të mbajtur në sheshin “Skënderbej”, Meta vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” atletët dhe organizatorët Nexhat Xhemalçe, Dashamir Çali e Leonard Peço, ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” Shoqatën “Maraton Albania”, me motivacionin: “Me mirënjohje për shoqatën që ka bashkuar qytetarët në një aktivitet të suksesshëm sportiv, kulturor dhe atdhetar. Me veprimtarinë e saj brenda dhe jashtë vendit, ajo ka arritur rezultate të larta në shumë gara maratone, ecje sportive dhe vrapime masive duke përcjellë mesazhe të rëndësisë së edukatës fizike, të paqes, zhvillimit sportiv dhe bashkimit shoqëror.”

“Deri tani kam aplikuar me shumë sukses ngjitjen nëpër male duke ngjitur malin e Jerzercës para dy vitesh dhe vjet majën më të lartë, atë të Korabit.

Ndihem shumë i lumtur të jem sot këtu me ju pasi jepni një mesazh të jashtëzakonshëm me këtë ceremoni duke u nisur drejt viseve nga më të bukurat e vendit tonë që përshkon Korridori i Arbrit. Ju niseni drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës që u kanë kënduar aq bukur Azis Ndreu, Qerim Sula e shumë e shumë personalitete të jashtëzakonshme të kulturës dibrane dhe asaj kombëtare”, tha Meta në fjalën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy