
Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato të janarit. Mesfushori me shumë mundësi do të transferohet te Sassuolo në Serie A.
Lojtari do të largohet nga Empoli, me të cilët luan nga viti 2020. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Sassuolo është në bisedime të avancuara për transferimin e shqiptarit.
Empoli kërkon 8 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit dhe Sassuolo është gati të plotësojë këtë kërkesë.



