Oihan Sancet, objektiv i Manchester United

Oihan Sancet, objektiv i Manchester United

 Parashikohet se si në çdo merkato tjetër edhe në atë vijuesen Manchester United do të jetë një ndër protagonistët. 

Anglezët shquhen si një ndër ekipet më të pasur të botës, të cilët në aspektin sportiv kanë mbetur dukshëm në prapavijë në vitet e fundit. 

Me Ruben Amorim në stol po tentohet të ndryshohet rrjedha e ngjarjeve dhe gjatë kësaj periudhe besohet se do të bëhen disa ndërhyrje. 

Oihan Sancet i Athletic Bilbaos është një ndër objektivat, i cili e ka zhvilluar deri më tani karrierë me këtë skuadër. Progresi i mesfushorit është evident, në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës. 

Sezonin e shkuar 25 vjeçari demostroi kapacitetin me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i kanalizuar me 17 gola në 36 sfida. 

Edhe aktuali po vijon në linjën e duhur dhe interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt. 

Ernesto Valverde beson shumë tek Oihan Sancet, tejet inteligjent në anën taktike, efektiv gjatë sfidave dhe rezultativ në metrat e fundit. 

Sigurisht në zyrat e ‘’ San Mames ‘’ ka filluar të ndihet një lloj frike për arsye se kapaciteti i anglezëve në aspektin ekonomik është shumë i madh dhe është vështirë ti refuzosh. 

Bëhet fjalë për një ofertë rreth 70 milionë euro për Oihan Sancet, një shifër e konsiderueshme, e cila mund ti përforcojë ndjeshëm arkat e klubit vask. Në një deklaratë së fundmi ka deklaruar: 

“ Gjithmonë do të mendoj më të mirën për veten dhe klubin ‘’, duke evidentuar se nuk ia mbyll derën transferimit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’. 

Mirëpo, sezonin aktual Athletic Bilbao ka një sfidë të vështirë përpara pasi do ti duhet të japë maksimumin edhe në Champions League por sigurisht interesi i drejtuesve të Manchester United parashikohet se do të pasohet nga një analizë e detajuar nga lojtari i lindur në Pamplona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy