Izraeli nuk e njeh Kosovën, por luan “ping pong” (VIDEO)

Izraeli nuk e njeh Kosovën, por luan “ping pong” (VIDEO)

Kosova do të presë një ekip të Izraelit, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i katërt "2018-2019. Ekipi përfaqësues i meshkujve do të përballet të martën në orë 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë me përfaqësuesitnga Izraeli, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019, kjo pasi Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Por më shumë se sa një përballje sporti, ndeshja shihet edhe si një përballje diplomatike, pasi izraeli nuk e ka njohur dhe pranuar pavarësinë e Kosovës, me argumentin se nuk mund të pranojë shpallje të njëanshme të pavarësisë.

Madje në lidhje me këtë, presidenti Hashim Thaci pati deklaruar disa ditë më parë, se Kosova do të hapë një ambasadë në Izrael, nëse shteti hebre e pranon atë si një shtet të pavarur. Por ajo që sërish mund të shkaktojë debate është deklaratat e Thacit, se ambasadën do të hapet në Jeruzalem, çka do të thotë se Prishtina nuk e njeh Tel Avivin si kryeqytet, duke iu bashkuar vendimit të Uashingtonit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy