
Juventusi u dënua me -15 pikë, për plusvalencat dhe mashtrimet në deklarime, për pagat. Megjithatë bardhezinjtë rrezikojnë sërish, teksa mund të dënohen për mashtrime me pagat.
Ish-lojtari i Juventusit, Paulo Dybala, ka zbuluar një mashtrim të “Zonjës së Vjetër”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, argjentinasi, tha se Juventusi mashtroi me deklarimin për pagat e lojtarëve gjatë pandemisë.
Na kërkuan të heqim dorë nga 4 paga mujore dhe u befasuam, pasi ishin shumë. Pjesa më e madhe e futbollistëve thanë menjëherë jo, duke mbajtur qëndrim të prerë.
Më pas na garantuan se tre prej këtyre 4 pagave, do të na kalonin me siguri në sezonin pasardhës. Në të vërtetë ne hoqëm dorë nga vetëm një pagë mujore, por në marrëveshje u shkrua 4.



