
Ermal Tahiri, ish-futbollist, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për sulmuesin e Egnatias, Raphael Dwamena.
Tahiri deklaroi se Dwamena është lojtari më i mirë i kampionatit, ndërsa tregoi se në të kaluarën, i ka shkuar kartoni 23 milionë euro.
Dwamena është nga lojtarët që i ka shkuar kartoni 23 milionë euro në të kaluarën. Nuk kishte dyshime për cilësitë e këtij lojtari. Problemi për një lojtar është si do futet në ekip, diçka që Dwamena e ka bërë shumë mirë.
Është një lojtar, që në momentet më të vështira, e merr ekipin dhe e nxjerr nga situata. Është lojtar i shpejtë dhe i jep ritëm lojë. Është një lojtar që çdo ekip do e donte në Shqipëri.
I bie që shënon 1 gol në dy ndeshje. Është një nga lojtarët, që te pjesa e golit është afër. Është i pranishëm në të gjithë 16 e zonës. Kemi gola të bërë, vetëm nga topa të gjatë që ka marrë. Për mua është lojtari më i mirë i kampionatit.



