Benfika, sfidë Interit për Joao Cancelon

Benfika, sfidë Interit për Joao Cancelon

Pas periudhës së huazimit tek Bayern Muncheni dhe Barcelona, Joao Cancelo është rikthyer tek Manchester City.

Anglezët e kanë në pronësi kartonin e portugezit, për të cilin sipas gazetarit Aaron Dominguez, dy ekipe me shumë traditë kanë ndezur motorrët për ta bërë pjesë të tyren.

Flitet për Benfikën dhe Interin, dy rivalë që do të zhvillojnë një sfidë të ashpër.

Mbrojtësi u formua pikërisht në kategoritë inferiore të ‘’ Shqiponjave ‘’ dhe rikthimi i mundshëm në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ do të përkthehej si një tjetër eksperiencë në klubin e zemrës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Cilësitë e 30 vjeçarit nuk mund të vihen në diskutim, i cili do ti shërbente luzitanëve edhe për në Europë.

Por duhet patur kujdes nga Interi, një ekip që zhvilloi një sezon për tu mbajtur mend, duke qenë se vjen nga fitimi i Superkupës së Italisë dhe Scudettos dhe traineri Simone Inzaghi ka kërkuar shtimin e forcave në prapavijë.

Joao Cancelo është një lojtar shumë i rrezikshëm edhe drejt ofensivës me inkursionet e tij, i cili e njeh shumë mirë Serinë A për arsye se në të kaluarën ishte pjesë e zikaltërve dhe Juventusit.

Duket se drejtuesit e ‘’ Qytetarëve ‘’ janë të gatshem të negociojnë për Joao Cancelon, për blerjen e kartonit ose ndoshta huazimin e tij.

Duke qenë se hapësirat tek fituesit në fuqi të Premier Leagues do të ishin të reduktuara, Benfika dhe Interi i kanë ofruar mundësinë për të rikuperuar terrenin e humbur anësorit nga Barreiro.

Gjatë periudhës së huazimit tek ‘’ Los Cules ‘’ Joao Cancelo u aktivizua në 42 sfida, të shoqëruara me 4 gola, për të cilin sfidojnë njëra-tjetrën dy skuadra shumë cilësore, kryesisht në kampionatet respektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy