
Sulmuesi i Barcelonës, Pierre Emerick Aubameyang, ka njoftuar largimin nga kombëtarja e Gabonit.
Këtë, lojtari e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilet e tij në rrjetet sociale. Aubameyang shkruan se ka vetëm kujtime të shkëlqyera me Gabonin, në 13 vite që ishte pjesë.
Pas 13 vitesh që përfaqësoj vendin tim me krenari, dua t’ju them se po i jap fund karrierës sime me kombëtaren. Dëshiroj të falënderoj popullin e Gabonit dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira dhe në ato të këqija.
Do të kem gjithmonë kujtime të shkëlqyera si dita kur bëra debutimin tim, apo dita kur u ktheva nga Nigeria me çmimin ‘Lojtari Afrikan i Vitit’. Ndarja e tij me të gjithë është një moment i paharrueshëm.
Dua të falënderoj babanë tim që më bëri të dëshiroj të jem si ai dhe shpresoj se e kam bërë krenar që ka veshur ngjyrat tona.



