
Ecuria shumë e mirë e Ferran Torresit në sezonin aktual po i garanton pretendentë cilësorë.
Eshtë Chelsea, drejtuesit e të cilit sigurisht do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës për kalimin e spanjollit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
25 vjeçari në sezonin aktual ka arritur shifrën e 15 golave dhe 1 asist në 28 sfida e cila meriton të merret në konsideratë.
Siç dihet ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë një ekip tejet i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportiv.
Todd Boehly ka përgatitur çekun prej 80 milionë eurosh për golashënuesin, një komponent shumë i rëndësishëm edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ e Luis de la Fuentes.
Ishi i Valencias përbën një rrezik për çdo rival dhe duke qenë se tek ‘’ Los Cules ‘’ fokusin kryesor e ka marrë Robert Lewandowski një transferim në Londër mund të jetë piknisja e një tjetër eksperience në karrierë.
Shifra e lartpërmendur konsiderohet tunduese për arkat e ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilën mund ta vënë në dispozicion gjatë merkatos së verës për të firmosur me të tjerë elementë.
Gjithashtu duhet shtuar se Ferran Torresi e njeh mirë Premier Leaguen pasi në të shkuarën ishte pjesë e Manchester City-t dhe ky fakt mund ti shërbejë për tu adaptuar shumë shpejt tek fituesit në fuqi të Botërorit të Klubeve.



