Venezuela dhe Ekuadori, siguruan kualifikimin për në çerekfinalen e Copa America, nga Grupi B.
Fitorja e pastër me rezultatin 3-0 ndaj Xhamajkës, i siguroi Venezuelës, kalimin si vendi i parë dhe me pikë të plota, pas 3 sukseseve radhazi.

Ekuadori mori një barazim të artë ndaj Meksikës, duke i eliminuar këta të fundit nga Kupa e Amerikës. Dy kombëtaret e mbyllën me pikë të barabarta, me nga 4 pikë, por për shkak të golavarazhit, Ekuadori u rendit i dyti, ndërsa Meksika e treta.
Në çerekfinale, Venezuela përballet me Kanadanë, ndërsa Ekuadori me Argjentinën, të cilat do të transmetohen në MCN TV.



