
Sezoni i vështirë i Leedsit, i cili mund të përfundojë me rënien në Championship, tanimë ka impulsuar Atletico Madridin , drejtuesit e të cilit janë fokusuar tek dy objektiva.
Mesfushori amerikan Tyler Adams dhe sulmuesi spanjoll Rodrigo Moreno preferohen nga Diego Simeone për sezonin 2023-2024 gjatë të cilit natyrisht pritet kthesa e ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Duke njohur mentalitetin e ‘’ El Cholos ‘’ sigurisht kuptohet se madrilenët do të luftojnë fort për fitimin e titujve, ekip të cilit kjo periudhë i ka shërbyer për të reflektuar.
Gjithsesi Atletico Madridi tre javë përpara fundit renditet i dyti në Primera Division por merkatoja konsiderohet e domosdoshme për arritjen e objektivave.
Akordi me këto dy lojtarë parashikohet se mund ti kushtojë 50 milionë euro ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , të cilët së fundmi firmosën me mbrojtësin e Leicester City-t Caglar Soyuncu me parametër zero , një objektiv i hershëm i numrit një të pankinës.
Për shumë vite me rradhë ky ekip tregoi se mbetet një ndër më të rrezikshmit në Spanjë dhe jo vetëm pavarësisht ulje-ngritjeve në sezonin aktual por gjithsesi etapa të tilla në futboll janë mëse normale pasi konkurrenca në çdo kompeticion sa vjen edhe ashpërsohet.



