
Partizani ka vendosur për trajnerin e ri dhe drejtimi i skuadrës i është besuar Dritan Mehemetit. Ky i fundi do të pasojë në stol Ilir Dajën, i cili u largua pak ditë më parë, për mungesë rezultatesh.
Ekipi ka nisur ditën e sotme stërvitjen nën urdhrat e Mehmetit, i cili do të jetë në stol të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Këtë sezon, Mehmeti ishte në stolin e Partizanit U-21, ndërsa tashmë do të drejtojë ekipin e parë të të kuqve.



