Dëmtim muskulor, mesfushori i Shqipërisë humb miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë

Dëmtim muskulor, mesfushori i Shqipërisë humb miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë

Amir Abrashi nuk ia ka dalë dot të rikuperohet dhe do të mungojë për Shqipërinë në dy ndeshjet e radhës, miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor, me skuadrën e tij në fundjavë dhe nuk ia doli të rikuperohet për të qenë nën urdhrat e trajnerit Reja për dy sfidat e radhës.

Ditën e sotme, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë.

Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira. Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy