
Reparti i mbrojtjes i ka shkaktuar probleme të shumta Liverpoolit gjatë këtij sezoni . Mungesat e rëndësishme të Van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez janë justifikuar deri diku me Ben Davies , Ozan Kaban dhe Phillips por Jurgen Klopp insiston se ‘’ The Redsave ‘’ i duhet një lojtar i kompletuar dhe që do të garantojë rendimentin e kërkuar nga gjermani në të ardhmen . Për mbylljen e kësaj çështje ai i ka hedhur sytë në Francë tek Marseille. Flitet për Duje Caleta- Car i cili ka treguar shumë vendosmëri në fushë dhe tanimë cilësohet si një ndër më të mirët e Ligue 1.
Deri në këtë moment që flasim Marseille nuk ka përcaktuar çmimin e kroatit por sipas portalit ‘’ Metro ‘’ anglezët kanë marrë një ‘’ po ‘’ absolute nga krerët e presidencës për këtë operacion që parashikohet se do t’ia reduktojë paksa problematikat Liverpoolit. Aktualisht transferimi i mundshëm i Duje Caleta – Car në ‘’ Anfield Road ‘’ shikohet si një fije shprese për mbrojtjen dhe do ti shërbejë për të evituar përsëritjen e peripecive të pafundme me synimin e avancimit të sigurtë drejt suksesit . Ndoshta ky lojtar në plan të parë nuk gjeneron shumë entuziazëm tek tifozeria e zjarrtë e gjigandëve të Premier Leagues por konceptohet si shumë i nevojshëm nga Jurgen Klopp , trainer ky që karakterizohet për kërkesat e pandalura drejt arritjes së objektivave .
Lojtari në fjalë është aktivizuar në 35 takime në sezonin aktual dhe ka shënuar 2 gola por zërat e shumtë e pozicionojnë si blerjen e parë të Liverpoolit në merkaton verore .



