Shkupi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti me shifrat e thella 5-0 Rabotnickin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Maqedoninë e Veriut.
Rikthimi i Sedloski, duket se i ka bërë mirë skuadrës, e cila nuk njihte fitore prej disa javësh.
Ndërkohë Struga nuk di të ndalet, teksa ka regjistruar fitoren e 7-të radhazi, në po kaq ndeshje. Ditën e sotme, struganët mposhtën 3-0 Skopjen.
Rezultatet:
Pobeda – Bregalnica Stip 1-0
Shkupi – Rabotnicki 5-0
Struga – FK Skopje 3-0
Tikves – Akademija Pandev 2-1



